Denoncon qytetari: Komshiu nisi punimet pa leje në tokën time në Borsh, policia s'e arreston

Denoncon qytetari: Komshiu nisi punimet pa leje…

Një qytetar ka denoncuar ditën e sotme se si toka e tij dhe familjarëve të tij është zënë nga persona që pretendojnë se është toka e tyre, dhe kanë nisur punimet pa leje ndërtimi.

Bëhet fjalë për një pronë në fshatin Borsh në lagjen “Shkallë”, kjo pronë është privatizuar në vitin 1996 dhe në vitin 2000 denoncuesit (pronarët) janë pajisur me vërtetim hipotekor.

Endri Karapici ka treguar se pasi janë paraqitur në komisariatin përkatës dhe kanë bërë denoncimin, njëri nga personat përgjegjës aty ështe shprehur se janë ndaluar punimet, ndërkohë që Karapici e kontrollonte zonën me dron dhe aty shikonte se kishte persona që punonin.

Jam ankuar tek Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore dhe më pas ata kanë lajmëruar tek IKMT. Institucionet në Himarë nuk kanë bërë asnjë punë për ndalimin e punimeve. Sot që neve flasim personi që ka kryer ndërtimin pa leje në tokën tonë është ende i lirë. Unë dua që prona të kthehet në gjendjen fillestare. Të gjithë personat që kanë lejuar këtë do të përballen me ligjin- tha gjatë një interviste qytetari.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit