Denoncuan mjeken se nuk i shërbeu të atit, procedohen dy vajzat e ish-ambasadorit Rifat Lalos!

Denoncuan mjeken se nuk i shërbeu të…

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penal për dy vajzat e Rifat Lalos, që denoncuan kushtet e trajtimit të babait të tyre në spitalin Infektiv, ku dhe më pas ndërroi jetë. Në njoftimin e Policisë thuhet se dy vajzat kanë përhapur informacione të rreme ndaj mjekes Migena Qato. Në njoftimin e Policisë thuhet se po vijojnë hetimet për rastin dhe materialet do ti kalojnë gjykatës së shkallës së parë në Tiranë.

Vlen të theksohet që nuk është bërë asnjë ekspertizë mjekësore apo ligjore për ngjarjen e denoncuar nga dy vajzat e e ish-ambasadorit Rifat Lalos dy ditë më parë. Mes lotësh dy vajzat thanë se babai i tyre e telefononte çdo çerek ore dhe i bënte të ditur se nuk po i bënin asgjë, se e kishin lënë në të ftohtë dhe pranë derës në karrige. Thirrja e tyre ndaj qytetarëve ishte që të mos i sillnin të afërmit e tyre në spitalin Infektiv./Lapsi.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit