Deputetes së PD-së nuk i mjafton rroga, bëhet opinioniste e BBV3

Deputetes së PD-së nuk i mjafton rroga,…

Vendimi për rritjen e rrogës së deputetëve në 3 milion lekë në muaj, duket se nuk është i mjaftueshëm për një pjesë të anëtarëve të kuvendit. Në shumë raste ata zgjedhin për të bërë një punë të dytë, ose të bëjnë ekspertin nëpër debate televizive për të folur për çështje të aktualitetit.

Një ndër to është dhe Ori Nebiaj, anëtare dhe deputete e partisë Demokratike. Më parë ajo ka qenë prezantuese dhe e përfshirë në botën e medias në televizionin “Top Channel”, ku ka moderuar emisione si “Wake Wp”, “Përputhen” edhe “Pushime On Top”. Nebiaj hoqi dorë nga media për t’iu futur politikës duke marrë mandatin e lënë në gjysmë nga Grida Duma, e cila mori moderimin e emisionit “Top Story”.

Por në politikë duket se nuk ka shkëlqyer aspak, dhe mund të themi se do të mbahet mend për asgjë. Gjatë gjithë kohës që është pjesë e Partisë Demokratike, Nebiaj nuk ka mbajtur asnjë fjalim në foltoren e kuvendit rreth shqetësimeve të qytetarëve të cilët e kanë mandatuar dhe prej të cilëve merr rrogën e majme.

Fokusi i deputetes së PD-së duket se nuk janë qytetarët, por lekët dhe fama! Prej disa ditësh janë duke u dëgjuar zëra se deputetja do të jetë pjesë e realityshoët “Big Brother VIP 3”, si komentuese e veprimeve të banorëve krah Arbër Hajdarit. Pasi ka perfeksionuar funksionin e saj në institucionet politike, Nebiaj ka gjetur kohë të mjaftueshme për pjesëmarrje në këtë program televiziv që nuk përcjell asnjë vlerë te shikuesit, por transmetohet për të fituar para nga reklamimi i bizneseve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit