Deputetët socialistë festojnë rritjen e pensioneve duke ngrënë bakllava

Deputetët socialistë festojnë rritjen e pensioneve duke…

Bakllava me pistakë dhe me miell nga gruri i Lushnjes. Kështu u ëmbëlsuan deputetet socialistë teksa prisnin që të nisnin Komisionin e Ekonomisë. Në këtë mbledhje socialistët do të diskutojnë për buxhetin e shtetit për vitin 2024, paketat fiskale, rrogat, pensionet, si dhe të gjithë lëvizjen që do t’u bëhet taksave të mbledhura të shqiptarëve.

Si për të treguar që kanë bërë punë, deputetët përpara mbledhjes u vetëshërbyen me nga një të prerë bakllavaje. Të gëzuar që u rritën rrogën vetes, u dhanë koncesioneve para nga buxheti i pensionistëve dhe rritën me 7 mijë lekë të vjetra pensionet, Erion Braçe, Blerina Gjylameti, Milva Ekonomi, Vullnet Sinaj, Eduart Shalësi, Antoneta Dhima, Pranvera Resuli etj, u rreshtuan për të shijuar suksesin.

Mbledhja e komisioneve tashmë do të bëhet online, pasi deputetët e opozitës kanë bllokuar sallat. Kjo duket se nuk i ka shqetësuar aspak socialistët, të cilët e kanë marrë shtruar dhe me qejf të madh këtë situatë, duke u ëmbëlësuar njëherë si fillim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit