Një incident është regjistruar brenda një qendre tregtare në rrugën “Murat Toptani”, ku protestuesja Arvina Lleshi është përballur verbalisht me disa deputetë që po largoheshin drejt zonës së parkimit.
Sipas pamjeve, Lleshi u është afruar deputetëve dhe i ka akuzuar duke i quajtur “deputetë të shitur”. Gjatë debatit, një prej tyre duket se e shtyn, ndërsa protestuesja reagon duke i thënë: “Mos shtyj!”.
Përplasja verbale ka vijuar edhe më tej. Në video dëgjohet Lleshi duke iu përgjigjur një ofendimi të pretenduar me fjalët: “Idiot je vetë! Kujt i thua idiote ti?”, ndërsa më pas reagon edhe ndaj një tjetër etiketimeje duke thënë: “S’jam palaço fare! Palaço jeni ju! Deputetë të krimit! I fshiheni popullit!”.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F2581458992271079%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>