Deputetët thyejnë etikën në Parlament, dy ditë diskutime mes ofendimeve, sulmeve dhe sherreve

Deputetët thyejnë etikën në Parlament, dy ditë…

Prej dy ditësh deputetët e Parlamentit po diskutojnë mbi buxhetin, med sherreve, debateve dhe fyerjeve, duke shkelur etikën.Kryeministri Rama zgjodhi të ironizonte kryedemokratin Basha për njohjen e ekonomisë, duke deformuar mbiemrin e deputetes Jorida Tabaku.Ç’a ka, ç’a ka, balonë tabake është më e mira se ka dhe balonë tauke, nuk kam lidhje me mbiemrat unë, e keni stil ju këtë dhe mos më ndërprisni”, u shpreh Rama.Reagimi nga kryedemokrati erdhi po me sulm personal ndaj Ramës.“Standarde të dyfishta sa i përket sjelljes nuk duhet të aplikohen. Rama fyen individualisht dhe në grup opozitën. Zonjës që ju referove, është doktoreshë shkencash kur ti bridhje urave të Parisit”, u kundërpërgjigj kreu i PD.Edhe pse pas këtij debati, ambasadorja amerikane Yuri Kim kërkoi që mos thyhen normat e komunikimit në Kuvend, gjuha e ashpër dhe debatet pa etikë për etikën vazhduan edhe këtë të martë.“Rama tha se ju s’ekzistoni dhe do ua them pse, do jua argumentoj pse”, tha nga foltorja e Kuvendit deputetja demokrate Grida Duma.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit