Deputeti demokrat: Ja kush është ministri i Ramës me xhup 13 mijë euro

Deputeti demokrat: Ja kush është ministri i…

Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka komentuar në kuvend rritjen natyrore të popullsisë. Ai përmendi shifrat zyrtare të INSTAT, sipas të cilave në vitin 2020 rritja natyrore ka qenë vetëm 470 shtetas, krahasuar me mbi 10 mijë të gjashtë viteve më parë.

Sipas deputetit të PD-së, vendi është ndarë në dy shtresa, në shumë të varfër dhe në shumë të pasur. Për këto të fundit, ai tha se një nga ministrat e Ramës ka blerë xhup shumë të shtrenjtë.

Dashnor Sula:

Kjo është seanca e fundit të këtij sesioni dhe normalisht duhet bërë një bilanc se çfarë produkti kemi nxjerrë deri tani. Problem më I madh këtu është që nuk dëgjojnë për të kuptuar, por dëgjojnë për tu përgjigjur. Pavarësisht se ne do japim argumente për buxhetin që ju të kishit mundësi për të reflektuar, ju dëgjoni vetëm për tu përgjigjur. Ne në Shqipëri kemi dy kategori, një të pasur dhe një shumë të varfër. Do tu tregoj për paradën e rrobave që veshin ministrat në rrugët e Tiranës. Një ministër i kësaj qeverie që ka shkuar te dyqani Manhatan në Bllok, kur e ka pyetur shitësin për një xhup i ka thënë kushton 5 mijë euro. Ministri e ka pyetur a ka xhup më të shtrenjtë. Pastaj ka blerë xhupin “Hermes” 13.200 euro. Ta kontrollojë qeveria kush del pasditeve me këtë xhup.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit