Deputeti i LDK “tall” keq Kurtin: Je ylli që ndriçon botën

Deputeti i LDK “tall” keq Kurtin: Je…

Momente gazmore në seancën e sotme të kuvendit të Kosovës. Deputeti i LDK-së ka folur për mbledhjen ku është vendosur të shpallet gjendje emergjente, por këtë e ka bërë duke supozuar se si ka rrjedhur takimi.

Me ironi, ai ka thënë se Kurti dhe Rizvanolli janë ulur në zyrë dhe gjithë çudi kanë parë njëri-tjetriin për këtë krizë krejt të papritur. Ai thotë se ministrja është habitur shumë që Kosova njeh krizë, duke pasur Kurtin për kryeministër. Për këtë të fundit, Mehaj thotë se është një yll që shkëlqen. Ai vazhdon edhe më tej me ironinë e tij.

Zema:

I kemi pa ato dritat ndezë, natën në Qeveri, kryeministri Kurti ulur në njërën anë, komiteti, ministrja në anën tjetër, nja 10 minuta qetësi, duke e shiku njëri-tjetrin në sy, prit kur po fillojnë me folë, me i dhënë propozimet, prit, urdhnoni, kryeministër e kemi një dilemë, qysh është e mundur me pasë krizë energjetike në Kosovë, duke të pasur ty kryeministër? Kryeministri po përgjigjet, po parafrazoj “Ishim të paralajmëruar me kohë, edhe vendet fqinje morën mara emergjente”. Ministrja me komitetin, në stilin militant, edhe ata që i ka emëruar, edhe ata mbi moshën 75-vjeçare, të pakënaqur me përgjigjen, po i drejtohen: Kryeministër, nuk ka terr që të sfidon ty, sepse ti je yll që ndriçon botën, e lëre më Kosovën. Ndonëse me vonesë, por tanimë të gjithë e kanë kuptuar që terri i Kurtit është vetë drita e vendit tone.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit