Deputeti i minoritetit grek shpreh kritika: U largova nga Kuvendi kur erdhi Erdogan

Deputeti i minoritetit grek shpreh kritika: U…

Vangjel Dule deputet i minoritetit grek ka reaguar ashpër ndaj fjalimit të Erdogan, teksa deklaron se ai fjalim plot ultimatume nuk duhet të ishte mbajtur nga ana e presidentit turk. I ftuar në një emision televiziv ku u diskutua ardhja e Erdogan në vendin tonë, në ditën e vdekjes së Skënderbeut, Dule tha se u largua para fjalës së Erdogan në foltoren e Kuvendit, duke u shprehur se është dhunuar institucioni më sovran shqiptar.

Vangjel Dule:

Në mënyrë të ndërgjegjshme u largova para fjalës që do të mbante Erdogan. Sot është dhunuar institucioni sovran, zakonisht fjalimet nuk vënë kushte, sot u vunë kushte, kjo kondicionohet vetëm nga sovrani. Kishte tone ultimative, të vij herës tjetër dhe të mos kem këto probleme. Ne kemi struktura të cilat ndjekin çështjet, ai fjalim nuk duhet të ishte mbajtur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit