Deputeti i PD Arjan Ndoja për drekë me Olsi Ramën: Mua më ftuan! S'mund të ikja nga tavolina

Deputeti i PD Arjan Ndoja për drekë…

Një video e publikuar ditën e djeshme nga mediat ka shkaktuar furtunë në opinionin publik, duke nxjerrë zbuluar jo vetëm mazhorancën socialiste, por edhe opozitën.

Pamjet tregojnë Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama, dhe deputetin e Partisë Demokratike Arjan Ndoja, në një ambient privat duke darkuar me persona të njohur të botës së krimit si Aleksandër Laho, i njohur si “Rumi i Shijakut”, si dhe me anëtarë të grupit të Troplinëve, tashmë të goditur nga SPAK dhe Antimafia italiane si pjesë e një organizate të fuqishme kriminale.

Kujtojmë se Arjan Ndoja, ish-prokurori i Durrësit, ka qenë vetë objekt i një atentati së bashku me Rrumin e Shijakut, i përfolur për lidhje me elementë të krimit të organizuar. Megjithatë, PD e përfshiu atë në listën e sigurt të kandidatëve për deputet në qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 11 majit ku mori mandatin parlamentar.

Ironia e situatës qëndron në faktin se vetëm sot, nga selia blu, Sali Berisha denoncoi sërish Troplinët për lidhje me pushtetin e Edi Ramës. Por në të njëjtën kohë, në një tavolinë me ta shfaqet edhe një deputet i opozitës dhe vetë vëllai i kryeministrit.

Pas publikimit të videos ka ardhur edhe reagimi i deputetit të PD. Ai shkruan se ka qenë i ftuar dhe jo organizatori dhe nuk e dinte se kush do të ishte tjetër i ftuar aty, e për këtë arsye nuk kishte pse të braktiste drekën ku e kishin ftuar e as të mbante qëndrim ndaj personave me të cilët do drekonte.

“Te nderuar ndjekes dhe miq! Marr shkas nga publikimi i nje lajmi dhe nje video sot, ne portalin “alfapress” ku shfaqem une dhe shtetasi Olsi Rama, se bashku me persona te tjere duke drekuar. Ne lidhje me sa me siper, ju bej me dije sa me poshte: Dreka eshte organizuar rreth kater vite me pare, me daten: 16.11.2021, nga shtetasit Bilbil dhe Hajredin Kastrati. Dreka eshte bere ne fshatin Bushtrice te Kukesit. Une kam qene i ftuar dhe jo organizatori, por nuk kam pas arsye qe te braktisja dreken e organizuar nga personat e lartepermendur, dhe as te mbaja qendrim ndaj askujt perderisa isha i ftuar. Ky qendrim eshte pjese e edukates time familjare dhe prejardhjes dhe nje zakon i mire i shqiptareve qe i ruajne akoma si vlera, mikepritjen dhe nderin. Prezent kane qene keta persona : Bilbil Kastrati, Hajredin Kastrati, Luftar Kastrati, Dashamir Guza, Azem Celmani, Adnan Suknikaj, Luan Zeka, Ahmet Cani, Mondi Voga, Lumir Soja, Ardit Toska, Bledar Kakuli, Perparim Bulica, Astrit Ternova, Nardi Xhamaxhi, Astrit Matmuja, Ardit Raines, tre rapsode te Kukesit dhe Olsi Rama. Personi qe ne video eshte vendos me rreth si shtetasi Ervis Doci, eshte Ardit Raines. Me respekt Arian Ndoja!”

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit