Deputeti i PD kthehet në ‘meme’: “Të del miu nga këmbët e s’di ku të futesh”

Deputeti i PD kthehet në ‘meme’: “Të…

Deputeti i PD Sajmir Korreshi dhe fjalim i tij në Kuvend janë kthyer në argëtim në rrjetet sociale. Gjatë kohës që ai ka folur dhe vetë  kreu i PD Lulzim Basha ka qeshur dhe deputetë të tjerë të PD së bashku me ata të PS. Kjo ka bërë që fjalimi  i tij të tërhiqte vëmendjen dhe të bëhej viral.

Ndërsa deputeti Agron Gjekmarkaj ka sqaruar arsyen se pse kanë qeshur.

“Ka dy të qeshura, një e qeshur se diçka të pëlqen dhe një e qeshur, kur do ta tallësh ta përqeshësh një gjë. Dhe fjalimi në rastin e zotit Korreshi ishte një e qeshur kënaqësie, sepse na pëlqeu të gjithëve ajo që ai tha me një sens të fortë humori dhe ishte e pamundur ti rezistoje të qeshurës. Nuk ishte përçmuese. Përçmuese ishte e qeshura që na kapi më vonë, kur folën ministrat e qeverisë”, u shpreh Agron Gjekmarkaj.

Këtu u tha se këtu kemi bërë shëndetësinë jashtëtoksore. Po hajde njëherë në spitalin e Lushnjës, të del miu nga këmbët e nuk din ku të vesh. Ju jetoni në ëndrra. Thoni se do bëni shkolla por nuk kemi më nxënës se të gjithë fëmijët kanë ikur”, tha Korreshi në Kuvend.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit