Deputeti i perlave nuk di të ndalet, Beqaj: Shqiptarët jetojnë më mirë sot, nuk ka më të mirë se ne

Deputeti i perlave nuk di të ndalet,…

Ilir Beqaj duket se e ka kthyer në rutinë, lëshon nga një ‘perlë’ çdo javë.

Ai ka qenë një nga ministrat me më shumë fonde publike që i çonte për klientët e Rilindjes.

Kur fliste sot në foltoren e Kuvendit, Beqaj deklaronte se 4 vitet e fundit, balanca primare në ekonomi ka qenë pozitive.

Edhe pse në 6 vite borxhi u rrit me 18%, deputeti i perlave u shpreh se shqiptarët jetojnë me mirë sot, sepse të ardhurat për frymë u rritën me 25%.

Ka 4 vjet që lodhet Ahmetaj duke iu shpjeguar balancën primare. Sot po vendosim, nga 2023-shi nuk është më negative. Do të thotë që në 4 vitet e fundit është pozitive. Ja ku është 10 vjet negative, balanca primare. Meqë opozita jashtëparlamentare ka dy javë që thotë se si borxhi publik i ka varfëruar shqiptarët, ja ku është e vërteta, 2013-2019. Këta jemi ne. Në 6 vite borxhi u rrit me 18%, por u rritën me 25% të ardhurat për frymë. Shqiptarët jetojnë më mirë jo falë borxhit. Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka.” – deklaroi Beqaj.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit