Deputeti i PS bëri urimin me foton e Enver Hoxhës, Balla: I kanë marrë celularin

Deputeti i PS bëri urimin me foton…

Pas urimit të Bujar Çelës, në Festën e Flamurit, i cili me foton e Enver Hoxhës përkujtoi 28 Nëntorin, ka ardhur reagimi i kreut të grupit Parlamentar të PS, Taulant Ballës. E ndonëse urimi i deputetit të PS u konsiderua skandal, Balla përmes një prononcimi për mediat, u shpreh se Çelës i kanë marrë celularin dhe është përdorur nga persona të tretë.

Edhe pse Çela e shfaqi dhe sot nostalgjinë për Enver Hoxhën ku tha se e kemi bërë armik padrejtësisht, Taulant balla u shpreh se pas verifikimeve të celularit, do të merren masa disiplinore ndaj Bujar Çelës.

Taulant Balla:

Unë kam marrë një sqarim nga deputeti në fjalë, që bëhet fjalë për përdorim të aparatit të tij celular nga persona të tjerë. Kjo do të jetë pjesë e një verifikimi në aspektin e kodit të sjelljes dhe etikës brenda grupit parlamentar dhe çdo masë ndëshkimore do të merret në momentin që do të ketë verifikime. Do i kërkoja të gjithë kolegëve të tjerë të raportojnë raste të tilla dhe natyrshëm që grupi parlamentar i PS ka të gjithë instrumentet e nevojshme për të ndërmarrë çdo lloj hapi apo mase disiplinore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit