Deputeti i PS nuk e fsheh nostalgjinë për komunizmin: Enver Hoxhën e kemi bërë armik padrejtësisht

Deputeti i PS nuk e fsheh nostalgjinë…

Gjatë ditës së djeshme, u festua 28 Nëntori, ndërsa në këtë ditë nuk munguan urimet, ku më shumë bëri përshtypje urimi i deputetit të PS i cili në këtë ditë të veçantë, uroi festën me një flamur ku ne mes ishte fotoja e diktatorit Enver Hoxha.

E ndonëse kjo u cilësua si skandal, Bujar Çela, në vend të ndjesës, nisi replikat tek grupi i komisionit te sigurisë me deputetët e PD, ndërsa degjeneroi me fjalorin banal.

Edhe sot në 77-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, deputeti i PS, zhvilloi homazhe në varrezat e dëshmorëve në Lushnje, ndërsa tregoi sërish nostalgjinë për kohën e komunizmit duke cituar se Enver Hoxha ka kontributin e tij, madje theksoi se diktatori është bërë armik padrejtësisht.

Deputeti i PS:

Ne nuk kemin nxjerrë udhëheqës tjetër që ka udhëhequr luftën. Shumë herë e kemi bërë armik padrejtësisht Enver Hoxhën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit