Deputeti i PS: Ta shpallim hero atë që ka shkruar "The Albanian Files"

Deputeti i PS: Ta shpallim hero atë…

Deputeti i Partisë Socialiste, Skender Pashaj, duket se ka një qasje krejt tjetër për hetimin e nisur mbi librin e copëtimit të vendeve turistike në Shqipëri.

Ai ka deklaruar se autori i botimit “The Albanian Files” duhet të shpallet hero, duke i dhënë një dimension idealist një materiali që tashmë është vënë në sitën e organit të akuzës.

Në daljen e tij, Pashaj duket se ngatërron një dokumentim të projekteve të arkitektëve të huaj në Shqipëri, të cilat përfshijnë resorte dhe ndërtime që kanë ngritur pikëpyetje të forta mbi shfrytëzimin dhe tjetërsimin e territorit, me një vepër arti.

Përtej entuziazmit të papritur të deputetit për këtë botim, praktika tregon një kontrast të fortë…

Z. Pashaj vështirë se tregon të njëjtin zell apo përkushtim kur bëhet fjalë për diskutimin e projektligjeve apo çështjeve emergjente që prekin drejtpërdrejt qytetarët… megjithatë, kur vjen puna te mbrojtja e linjës qeveritare dhe e kryeministrit në komisione parlamentare, angazhimi i tij mbetet i palëkundur.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit