Deputeti italian lihet pas dere, shkoi të vizitonte qendrën e emigrantëve në Shëngjin

Deputeti italian lihet pas dere, shkoi të…

Deputeti italian Angelo Bonelli ka shkuar për të vizituar kantierin e ndërtimit për qendrën e pritjes së emigrantëve në Shëngjin nga Italia, por aty është e ka gjetur veten tek porta që nuk po hapej.

 Ai nuk u lejua të futej brenda pasi autoritetet shqiptare nga njëra anë i kanë bërë me dije se tashmë në pikën ku po ndërtohet qendra e emigrantëve, çdo gjë në bazë të ligjit është italiane për 5 vitet e ardhshme, ndërsa ambasadori italian në Tiranë, e ka informuar se duhet të marrë autorizim në Ministrinë e Mbrojtjes.

Atij i është kërkuar vetëm ta shoh nga jashtë deri sa të marrë konfirmimin.

Deri në drekë, me insistimin e Bonellit, në përputhje me atë që parashikonte shprehimisht protokolli, ambasadori italian, Fabrizio Bucci, kërkoi që deputeti të priste deri në mbërritjen e tij në Shëngjin për ta shoqëruar në inspektim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit