Deputeti mallkon me gjithë shpirt ministrat: Hak ju pastë Zoti, hanit byrekë me dhallë e tani u majmët nga pasuria

Deputeti mallkon me gjithë shpirt ministrat: Hak…

Seanca  e sotme plenare është shoqëruar me tensione të shumta. Kështu, edhe deputeti i njohur democrat Dashnor Sula, shkaktoi jo pak polemika me akuzat e hedhura ndaj shumicës socialiste. Teksa po mbante fjalën në Kuvend, ai u kërkoi ministrave që të zbrisnin nga makinat e shtrenjta dhe të shkonin në periferi që të shikonin problemet reale të qytetarëve, teksa çmimet po rriten dhe karburanti po shkon në 2 mijë lekë.

“Harruat përpara tetë vitesh kur ishit në opozitë cfarë gjendje ishit. Të njëjtën gjë ua kam thënë dhe ministrave të PD-së në vitin 2007, që brenda dy viteve harruan nga vinin.

Përpara vitit 2005 te “Bar Kalaja” hanin byrekë me dhallë, pas dy vitesh u majmën nga pasuria me “Benz”-a me makina, madje edhe me problemet e tyre familjare, filluan me i ndryshuar nga mirëqenia e madhe, e njëjta gjë po u ndodh edhe ju.

Edhe hak ju pastë Zoti se në shqiptarët nuk kemi cfarë t’u bëjmë juve” u shpreh  Sula.

Kaq ka mjafuar që në rrjet të shpërthenin debatet mbi vërtetësinë e deklaratave të deputetit të Partisë Demokratike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit