Deputeti shqiptar në Parlamentin serb takim me Escobar në DASH: Na tha që marrëveshja s’ka alternativë!

Deputeti shqiptar në Parlamentin serb takim me…

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë me dije atë që është diskutuar në takimin me të dërguarin special të SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, në Departamentin amerikan të Shtetit.

Ai tha se në takimin e tij dhe të përfaqësuesve tjerë të Luginës së Preshevës me Escobar kanë shtruar çështjen e diskriminimin që Serbia po ua bën shqiptarëve, ndërsa shtoi se morën një premtim nga Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike.

Deputeti shqiptar tha se i kanë kërkuar Escobarit që Lugina e Preshevës të bëhet pjesë e agjendës së dialogut dhe e marrëveshjes eventuale, ndërsa vizitën e nesërme të Escobarit në Prishtinë e sheh si përpjekje për arritjen e një konsensusi politik. Kamberi thotë se dialogu nuk guxon të dështojë për fajin e shqiptarëve, ndërsa komentoi pikat që mund të jenë në propozimin e përbashkët të Gjermanisë dhe Francës, detajet e të cilit tha se nuk i di.

Kamberi: Ne shtruam çështjen tonë dhe diskriminimin e hapur që Serbia po e ushtron ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, shprehëm bindjen se dialogu Kosovë – Serbi është ndoshta mundësia e fundit për t’iu dhënë përgjigje nevojave tona.
Ajo që në këtë fazë premtoi Escobar është fjala e tij se do të ketë interesim më të madh për çështjet që shtruam.
Besoj se duhet parë se cili do të jetë edhe qëndrimi i europianëve, meqë ata janë fascilitatorët e dialogut, për të ndërtuar një shteg rreth kyçjes së çështjes së Luginës së Preshevës, gjithmonë të vetëdijshëm se deri më tani, përfaqësuesi i BE-së nuk ka pasur ndonjë interesim për çështjen e Luginës së Preshevës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit