Deputeti socialist i Sarandës, i pari që shpreh ngushëllimet për kryetarin e PD!

Deputeti socialist i Sarandës, i pari që…

Deputeti socialist i Sarandës, Alket Hyseni është i pari që i ka shprehur ngushëllime për ndarjen e papritur nga jeta të kryetarit të PD, Hariz Mema.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Hyseni shprehet se Mema ishte një qytetar i mirë i Sarandës dhe një familjar i shkëlqyer.

“Lajmi i trishtueshëm për humbjen e jetes së z. Hariz Mema

Një qytetar i mirë i Sarandës, një familjar i shkëlqyer dhe një veprimtar politik që me politesë dhe shpirt demokratik dha një kontribut të çmuar për qytetin dhe zonën tonë.

Marr pjesë në dhimbjen e  familjes , të shokëve, miqve, patriotëve dhe antarëve të Partisë Demokratike të Sarandës,” shkruan ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit