Deputetja e lagu me ujë, ministri i Bujqësisë: Nuk ka bir nane që më ndal

Deputetja e lagu me ujë, ministri i…

Në e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim në Kosovë, situata është tensionuar gjatë mbledhjes së sotme. Mësohet se deputetja e PDK është përplasur keq me ministrin e Bujqësisë Faton Peci, në mbledhjen e komisionit. Siç dëgjohet edhe në video, Musliu e quan Pecin rrugaç, ndërsa i thotë se do të shihen në gjykatë. Më pas Musliu largohet nga mbledhja, ndërsa lag me ujë ministrin. Pas përplasjes ka reaguar Peci i cili ka thënë se asgjë nuk e ndal atë.

Peci:

Nuk ka me vjedh askush sa të jam unë ministër. Ndaq gjuni me ujë, ndaq me plumba qysh keni gjujtë në të kaluarën, nuk ka birë nane që e ndal Faton Pecin. Sa të jem unë, nuk munden me vjedh dostat e Ganes.

Kujtojmë se përplasja ka ardhur në momentin kur Ministri Peci po raportonte para komisionit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit