Deputetja i thotë burgut “hapu”| Akuzohet për krime ekonomike

Deputetja i thotë burgut “hapu”| Akuzohet për…

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar që të ndërmarren veprime hetimore, pas kallëzimit penal që ka ushtruar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ndaj ish-kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

Në kallëzimin penal”, AAK-ja po pretendon se Kusari-Lila ka keqpërdorur detyrën në kohën që ka qenë në krye të Komunës së Gjakovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Yllka Shehu.

“Pas pranimit të kallëzimit penal të parashtruar nga partia politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Gjakovë, me datë 04 nëntor 2021, Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, më 30 nëntor 2021, ka bërë kërkesë për ndërmarrjen e veprimeve të caktuara hetimore, Stacionit Policor në Gjakovë, Njësitit të Hetimeve të Krimeve Ekonomike.”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Sipas prokurorisë, Policia ende nuk ka pranuar raportin me informatat e kërkuara nga prokurori i çështjes. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me fatin e deputetes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit