Derbi i kryeqytetit, publikohen formacionet zyrtare

Derbi i kryeqytetit, publikohen formacionet zyrtare

Derbi midis Tiranës dhe Partizanit do të luhet në stadiumin ‘Air Albania’ në orën 19:00. Të dyja ekipet janë me mungesa por trajnerët Julian Ahmataj dhe Arbër Abilalaliaj kanë vendosur formacionet e takimit të sotëm.

Të kuqtë vijnë pas barazimit me Dinamon dhe bardheblutë duan të lënë pas humbjen me Erzenin.

Trajneri i bardhebluve Jul Ahmataj ka prapavijën katërshen Përgjoni, Hoxhallori, Najdovski dhe Doka ndërsa trajneri i të kuqve Arbër Abilalaliaj ka në prapavijë katërshen Antanaskovski, Sembene, Hadroj dhe Murataj.

Formacionet zyrtare:

Tirana: Abdullahu, Përgjoni, Hoxhallari, Najdovski, Doka, Lushkja, Deliu, Meta, Abazaj, Hasani, Latifi. Trajner: Julian Ahmataj.

Partizani: Qirko, Atanaskoski, Sembene, Murataj, Hadroj, Maguette, Mehmeti, Taipi, Rrapaj, Cara, Bintsouka. Trajner: Arbër Abilaliaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit