Derbi Partizani-Tirana, stadiumi tym edhe flakë, ndërpritet ndeshja

Derbi Partizani-Tirana, stadiumi tym edhe flakë, ndërpritet…

Ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës është ndërprerë në vetëm një minutë lojë. Arbitri e ka ndërprerë lojën pasi është bërë e pamundur të vijohet për shkak të tymit dhe flakës që është hedhur.

Të dy tifozeritë hedhin fishekzjarrë dhe kapitenët e skuadrave flasin me mbështetësit përkatës që situata të qetësohet.

Pas rreth 5 minutash ndërprerje, ndeshja më në fund rifillon nga gjyqtari Eldorjan Hamiti.

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, është një sfidë shumë e rëndësishme për renditjen e kampionatit, por sidomos për prestigjin për të dy skuadrat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit