Banorët e Vlorës dy muaj pa ujë, derdhje masive nga rrjeti kryesor, Ujësjellësi asnjë masë

Banorët e Vlorës dy muaj pa ujë,…

Vlora vazhdon të përballet me një situatë alarmante në zonën turistike të “Ujit të Ftohtë”, ku prej më shumë se dy muajsh ka derdhje masive uji nga rrjeti kryesor, ndërsa vetë banorët dhe bizneset janë pa furnizim të rregullt me ujë të pijshëm. Tubacionet e çara dhe humbjet e vazhdueshme kanë krijuar një gjendje të papranueshme, në kulmin e sezonit turistik, duke dëmtuar edhe imazhin e qytetit.

Banorët shprehen të revoltuar për neglizhencën e vazhdueshme të Ujësjellësit të Vlorës, i cili nuk ka marrë asnjë masë konkrete për riparimin e rrjetit, ndonëse janë bërë me dhjetëra denoncime dhe kërkesa zyrtare. Ndërkohë, uji vazhdon të rrjedhë pa kontroll, duke sjellë humbje të mëdha dhe mungesë totale furnizimi në shumë banesa dhe struktura akomoduese në zonë.

“Vlora pa uje dhe derdhjet pa funde. Ka 2 muaj dhe si mbyll njeri. Zona uji i ftohte. Uji vazhdon te derdhet dhe ne jemi pa uje”, shkruan banori.

Bashkia e Vlorës, me kryetar Ermal Dredha, nga ana tjetër, nuk ka reaguar publikisht dhe duket se mban një qëndrim të heshtur përballë një problemi që po dëmton rëndë jetën e qytetarëve dhe ekonominë lokale. Ndërsa turizmi është në kulmin e tij, neglizhenca institucionale po kthehet në një krizë të vërtetë infrastrukturore që kërkon ndërhyrje urgjente.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit