Dërgohen në banesën e fundit babë e bir që vdiqën në Shkodër

Dërgohen në banesën e fundit babë e…

Atë e bir, Pjetër dhe Jason Rushaj që vdiqën si pasojë e përmbytjeve në Shkodër janë përcjellë për në banesat sipas traditës malësore të Shqipërisë.

Sazan Guri ka treguar disa pamje nga ceremonia mortore. Ata u përcollën me ‘Gjamën e burrave”, riti që ka filluar pas vdekjes së Skënderbeut, pra rreth vitit 1468.

Sipas legjendave kur vdiq Skënderbeu në vitin 1468, Lekë Dukagjini rrihte gjoksin e shkulte flokët, siç bëri Akili kur u vra Patrokli në luftën e Trojës.

“I qane te ndjeret At e bir, njeri me puntor se tjetri, tamam beme baba te te ngjaj, dhe kur mendon se nuk i mori Zoti, qe ata te Shqiperise se eperme edhe e pranojne lehte, por e mori qeveriu sepse sditi me i dhane kohen e duhur per te shpetuar nga nje palo shiu, ndaj dhe e qane me Gjame te burrave keta dy burra.

Flm o Gege&Toske z. Gjon Dogilja qe iu lehteson shpirtin familiareve dhe i lutem Zotit tipranoje keta dy te bekum te tokes ne altarin e paqes, duke i bere qe shpirtrat e tyre te prehen lehte lehte atje lart ndryshe nga jeta e tyre rende rende ketu poshte” shkruan Guri.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid037UjfA2P2CasG5jscBLkW4dS4hizdafmZWdjb9iHyryTUgpLuqbnbaGqKRR16zEgul&id=1793779051&mibextid=Nif5oz
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit