“Dërgoi 100 protestues në Tiranë”| Haradinaj u përgjigjet prerë mediave serbe

“Dërgoi 100 protestues në Tiranë”| Haradinaj u…

Pas protestive në Tiranë dhe djegies së simboleve serbe, mediat fqinje ngritën një seri aludimesh se çfarë i nxiti shqiptarët drejt këtyre veprimeve. Madje në disa artikuj, ato akuzonin ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj se ai personalisht ka dërguar 100 persona për trazira në protestën e Tiranës. Rreferuar këtyre akuzave, Haradinaj është përgjigjur ftoht dhe pa ndonjë peshë përgjegjësie.

I kontaktuar nga “Gazeta Express”, ish-kryeministri i Kosovës ka mohuar të gjitha aludimet e ngritura, duke shprehur se nuk ka lidhje me asnjë incident të shkaktuar në Tiranë. “Po ia bëjnë fushatën Vuçiçit, janë përralla”- ka qenë përgjigjia e vetme e Haradinajt duke mos lënë më hapësira për debat.  

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit