Deri në 2.5 mln lekë pagë/ Edi Rama: Do t’i rrisim pagën administratës, e meritojnë

Deri në 2.5 mln lekë pagë/ Edi…

Edi Rama ka mbledhur punonjësit e administratës së kryeministrisë për t’u njoftuar se edhe ndaj tyre do të formalizohet blerja e votës, ose thënë ndryshe do t’u rritet rroga. Ndonëse ky vendim do të hyjë në fuqi pas afro 9 muajve, Rama vendosi ta përdor këtë deklaratë në prag të zgjedhjeve lokale. Kryeministri njoftoi varëtsit e vetë por edhe pjesën tjetër të administratës publike në Shqipëri se nga janari i vitit 2024 do të nis faza e parë e rritjes së pagave.

Kreu i qeverisë thotë se administrate e ka merituar këtë rritje page më herët, por që nuk janë krijuar mundësitë ekonomike sipas tij. Duket se mundësitë ekonomike do të krijohen pasi socialistët të kenë fituar bashkitë me 14 maj dhe të bëhen gati për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Gjithçka duket si e llogaritur qëllimisht për të joshur punonjësit që të vijojnë të qendrojnë besnik ndaj partisë që i punësoi. Po për çfarë pagash bëhet fjalë sot që do rriten?

Paga e Luljetës do të shkojë 135 mijë lekë dhe paga e Nexhmijes do të shkojë 125 mijë lekë. Pastaj Zenajda që është përgjegjëse sektori do t’i shkojë paga 158 mijë lekë, pastaj Vjollca që është përsëri përgjegjëse sektori do ta ketë 149 mijë lekë. Pastaj Rezari 218 mijë lekë dhe pastaj Monika 249 mijë lekë”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

Pra thënë ndryshe, bëhet fjalë për paga ngë 1 milion e 225 mijë lekë të vjetra e deri në 2.5 milionë lekë të vjetra. Paga që realisht janë të majme dhe madje kalojnë edhe pagat e një deputeti apo ministri. Ndërkohë që në Shqipëri, statistikisht 600 mijë persona jetojnë në kushtet e varfërisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit