Deri në vitin 2050 jetëgjatësia globale do të rritet me 5 vite

Deri në vitin 2050 jetëgjatësia globale do…

Deri në vitin 2050 jetëgjatësia globale do të zgjatet me 5-vjet!

Këtë ka konfirmuar një studim i ri i zhvilluar nga ‘Global Burden of Disease 2021’, i cili ka përpunuar të dhënat e mbledhura nga 11 mijë bashkëpunëtorë të studimit në mbarë botën. Jetëgjatësia e njerëzve pritet të rritet edhe ne vendet ku aktualisht është e ulët, ndër to Afrika Sub-Sahariane.

Për të dalë në rezultatin final të kësaj analize, janë ekzaminuar të dhënat për 371 sëmundje dhe 88 faktorë të rrezikshëm në 204 vende të botës. Rezulton se një nga faktorët që do të ndikojë në zgjatjen e jetëgjatësisë janë masat ndërmarra për mbrojtjen e shëndetit publik të cilat kanë parandaluar shumë çrregullime.

Në veçanti sipas gjinive studimi sugjeron se jeta e meshkujve do të zgjatet mesatarisht 4.9 vite, ndërsa e femrave 4.2 vite, teksa jetesa në gjendje të mirë shëndetësore në shkallë globale do të rritet 2.6 vite.

Autorët e studimit shprehen se rezultatet mund të përmirësohen me ndërhyrje që synojnë korrigjimin e veseve të njerëzve, si pirja e duhanit ose dietat e pabalancuara.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit