Dervish Hasi me 4 gra, vëllai i gruas së dytë i Gjin Nikës, i ‘forti’ i Bulqizës që u vra 10 vite më parë

Dervish Hasi me 4 gra, vëllai i…

Dervish Hasi me 4 gra, një prej të cilave e mitur u arrestua nga policia për shfrytëzimin e një të miture dhe për pornografi. Hasi për 2 vite mbajti një të mitur si gruan e tij të katërt. Denoncimi i rastit u bë nga babai i vajzës së mitur i cili pretendon se 42-vjeçari i ka bërë lavash truri duke i premtuar se do ta merrte për grua.

Mjeku kardiokirurg i Sanatoriumit, nga fshati Kandër, i Dibrës është kunati i Gjin Nikës, nga Fushë-Bulqiza e Dibrës, i cili u ekzekutua para 10 vitesh në urën e Tapizës. Më konkretisht gruaja e dytë e Gjin Nikës ishte motra e Dervish Hasit, pasi edhe Nika kishte një grua të parë me të cilën kishte 4 fëmijë. Pas vdekjes së Nikës, gruaja e tij, pra motra e Hasit bashkë me dy të bijat jetojnë në një nga shtëpitë e mjekut kardiolog.

Nika po udhëtonte me mikun e tij Fabio Xhunga, nga Fushë-Kruja drejt Tiranës, ku në fshatin Qerekë, u pritën me breshëri kallashnikovi. Nika ishte biznesmen i kromit në Bulqizë dhe dyshohej edhe për rekrutim të besimtarëve dhe dërgimit të tyre për xhihad në Siri. Ai ishte liruar nga burgu disa javë para se të vritej, ku u arrestua si i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Hasan Talja, ngjarje e ndodhur në Tiranë,17.01. 2014.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit