
Një bebe vajzë e porsalindur është gjetur e braktisur në një kosh mbeturinash. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në jug të Kinës. Autoritetet dyshojnë se prindërit e kishin braktisur, pasi dëshironin djalë.
Sipas mediave të huaja, foshnja ishte braktisur nga babai i saj vetëm pak orë pasi kishte ardhur në jetë, pasi familja tanimë i kishte dy vajza. Vajza u pikas nga një pastrues në rrugë. Ky i fundit sapo e pa, telefonoi menjëherë policinë.
Prindërit e foshnjes janë arrestuar nga policia teksa mbi to rëndon akuza e braktisjes. Nëna vetëm 21-vjeçare e quajtur Li, tregoi se ajo dhe familja e burrit ishin zhgënjyer së tepërmi kur zbuluan se kishte lindur vajzë.
Ndërsa babai Zhang, rrëfeu se “ëndrra e tij për të pasur një djalë u venit” kur lindi vajza e tretë.