Dëshmi të tjera tronditëse nga jeta e pilotit që vrau gruan e tij 20-vjeçare

Dëshmi të tjera tronditëse nga jeta e…

Mediat greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me ngjarjen që tronditi vendin në muajin maj, ku piloti Babis Anagnopstopoulos vrau të shoqen 20-vjeçare në shtëpinë e tyre.

Mediat shkruajnë se ai kishte marrëdhënie me një transgjinor të njohur në sheshin Syggrou me emrin Emmanuela.

Lidhja e tyre kishte nisur që para njohjes së Babis me Carolinen dhe kishte vazhduar edhe më vonë, në vitin 2019 kur ajo abortoi fëmijën e tyre të parë.

Emmanuela ka deklaruar se marrëdhënia e tyre ishte e dhunshme dhe përdornin pranga në shtrat si dhe shkëmbenin foto të turpshme përmes komunikimit në rrjetet sociale.

“Kur e pashë në TV, u ngriva”, ka deklaruar ajo.

Informacioni i fundit i shton një pazëll të ri ngjarjes së frikshme në Greqi, e cila që në momentin e saj të parë kishte shumë anë të errëta.

Sidoqoftë ky zbulim i kombinuar edhe me dëshminë e psikologes së Caroline e cila ka deklaruar se e reja i kishte thënë se donte të divorcohej, mund të zbulojë arsyen e krisjes së marrëdhënies së tyre.

Nën vëmendjen e autoriteteve, megjithatë mbetet bashkëpunëtori misterioz i cili dyshohet se me anë të një telefonate anonime kërcënoi psikologen e Caroline me jetën e saj në rast se do të zbulonte detaje të reja para autoriteteve.

Telefonatat u bënë në datat 22-23 maj, kur tashmë ishte bërë e ditur se Eleni Mylonopoulou ishte thirrur nga hetuesit për të dëshmuar për seancat që kishte me Caroline.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit