Dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë: Do merrja 300 mijë Euro për ‘eliminimin’ e Domart Konjarit

Dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë: Do merrja…

Enver Jamaku është i penduari i drejtësisë që ka bërë të mundur zbulimin e 19 bazave të armatimit nga ku më pas u arrestuan 8 persona të tjerë. Jamaku ka rrëfyer detaje të tjera për hetuesit dhe u shpreh se do të merrte 300 mijë euro për të ‘eliminuar’ Domart Konajrin. Ky i fundit është i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare dhe franceze. Për ‘eliminimin’ e Konjarit, ai tha se do të paguhej nga Blendi Deda dhe Paris Prenga. Jamaku shton se në tetor të vitit 2019, këta të dy së bashku me Flor Abazin, e kanë pajisur me një automjet dhe dy mina me telekomandë për të ndjekur Konjarin. Paraprakisht porositësit e kanë informuar në lidhje me të duke i treguar foto, llojin e makinës që përdorte dhe lokalet që frekuentonte.

Jamaku ka deklaruar para drejtësisë se ka marrë vetëm 3 mijë euro, pasi nuk ia doli të ‘eliminonte’ Konajrin dhe kunatin e tij Artion Bylyku. Këtij të fundit ai i vendosi dy mina në makinë, por vetëm njëra shpërtheu. Nga ana tjetër burimet bënë me dije se Jamaku ka treguar edhe vendin ku rrinte Konjari, madje janë bërë përpjekje për kapjen e tij, por pa sukses. Domart Konjari është i dyshuari kryesor për ‘eliminimin’ e Devi Kasmit pak vite më parë. Konjari ishte një nga rivalët dhe kundërshtarët kryesorë të Devi Kasmit në fushën e trafikimit të ‘mallit’ në Spanjë dhe në Francë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit