Dëshmia e Beqirajve: ‘Katunari’ porositi vrasjen e ‘Manecit’, ofroi 150.000 euro

Dëshmia e Beqirajve: ‘Katunari’ porositi vrasjen e…

Indrit dhe Gentian Beqiraj, të arrestuar pak ditë më parë pas goditjes së një grupi kriminal në Durrës, kanë rrëfyer detaje nga vrasja e Arben Mërkurit I njohur ndryshe si ‘Maneci’.

I ekzekutuar më 18 maj 2022, Mërkuri është vrarë nga një person të cilit viktima dyshohet se i ka ekzekutuar një të afërm. Bazuar në dëshminë e vëllezërve Beqiraj, personi i interesuar për vrasjen e ‘Manecit’ ka ardhur nga jasshtë shtetit dhe ka premtuar një shumë prej 150.000 euro për ekzekutimin e tij. 

“Personi interesuar komunikonte me aplikacionin SINJAL me Kevin dhe nga e folura i patëm vendosur pseudonimin “Katunari”. Ai dyshohej se ishte i zonës pasi kishte dhe një person që na informonte në zonë për lëvizjet e Benit. Me sa kam dijeni ky person është larguar jashtë vendit. Nuk e di se ku është personi që porositi këtë vrasje dhe sipas Kevit, Arbeni dyshohej për vrasje të një të afërmit të këtij personi”, thuhet në dosjen hetimore.

Beqirajt kanë dëshmuar se mjeti tip Mercedes Benz E Class, që u përdor për vrasjen e Erion Çelës në Don Bosko, ishte marrë për të ruajtur dhe gjurmuar ‘Manecin’. 

Prokuroria dhe policia ende nuk kanë rënë në gjurmët e autorit të rrëfyer nga vëllezërit Beqiraj.

Indrit dhe Gentian Beqiraj u arrestuan dy ditë më parë gjatë një operacioni policor ku u godit një grup kriminal në Durrës dhe u arrestuan 15 persona. Vëllezërit Beqiraj kanë kërkuar statusin e të penduarit të drejtësisë për të rrëfyer disa vrasje të porositura.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit