Dëshmia e Hutrës: Gruaja në Astir më kishte 80 mijë euro borxh, nuk kisha shënjestër Etleva Kurtin

Dëshmia e Hutrës: Gruaja në Astir më…

Autori i ngjarjes makabre të ndodhur dje në Tiranë, Dan Hutra ka rrëfyer sot planin e tij dhe shkakun që e çoj të ndërmerrte këtë hap. Ai ka thënë për policinë se fillimisht donte vriste 40-vjeçaren në Astir, por ajo u fut në një ambient më shumë njerëz dhe kështu atentatin ndaj saj e kaloi për në plan të dytë.

Ndërsa u shpreh se familjen Hysa e kishte paralajmëruar dhe më parë, gjithçka ndodhi për arsye nderi. Ai tha se kishte si fokus të vriste ish-vjehrrin, pro ai nuk ishte në shtëpi dhe kështu qëlloi mbi të gjithë ata që ishin të pranishëm.

Në fillim doja të vrisja 40-vjeçaren në Astir, të cilën doja ta prisja në fyt, por u largua dhe në dyqan u futën njerëz të tjerë. Doja ta vrisja sepse më kishte 80 mijë euro borxh. Nuk doja ta qëlloja me armë sepse më pas nuk realizoja dot vrasjet e tjera.

Më pas shkova në Kodër-Kamez, sepse doja të vrisja ish-vjehrrin, por duke qenë se nuk e gjeta në shtëpi, kam qëlluar ndaj grave. Pasi më mbaruan plumbat nxora thikën dhe sulmova me thikë”, është shprehur Hutra.

Më tutje ai ka treguar se nuk donte te vriste Etleva Kurtin, motrën e Vladimir Kurtit, por vëllain e këtij të fundit. Por duke qenë se Vëllai i tij nuk gjendej në shtëpi qëlloi mbi motrën. Ai ka treguar se aty pranë ishte dhe nëna, por nuk kishte asnjë gjë kundër saj dhe nuk e qëlloi.

Më pas kisha dy objektivë, vëllain e Vladimir Kurtit dhe një person tjetër që i ka dhënë pistoletën vrasësit të babait tim para 23 vitesh. Duke qenë se e kisha më afër dhe nuk kishte trafik shkova te shtëpia e Vladimir Kurtit.

U futa në banesë dhe nuk gjeta njeri, po kërkoja vëllain e Vladimir Kurtit. Kur dola në oborr thirra: a ka njeri këtu? Dhe doli motra e tij. Qëllova ndaj saj, ndërsa ndaj nënës nuk qëllova vetë, sepse nuk doja ta vrisja. Vrasjen e bëra sepse kisha sherr me vëllain e saj në burg dhe e kisha paralajmëruar”, ka rrëfyer autori.

Hutra ka thënë se gjatë rrugës është përballur me disa patrulla policie, pro askush nuk e vuri re pasi ishin nisur për në vendngjarje. “Vrasjen e bëra sepse kisha sherr me vëllain e saj në burg dhe e kisha paralajmëruar. Mora makinën dhe u largova drejt Sharrës dhe rrugës jam ndeshur me disa patrulla policie të cilat shkonin drejt vendngjarjeve. Kur arrita në Kodër po prisja ardhjen e objektivit tjetër”, tha ai.  Ndërsa është shprehur se pasi të kryente vrasjet e planifikuara do të dorëzohej vetë në polici.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit