Dëshmia/ Miku i taksistit që u vra me 7 plumba: Ishte shembull për gjithë fshatin...

Dëshmia/ Miku i taksistit që u vra…

Duket krejt e çuditshme për nga mënyra e ekzekutimit, që taksisti 71-vjeçar të ketë qenë i përfshirë në ndonjë ngjarje apo problem madhor, sa t’i merrte jetën.

Këtë e përforcojnë edhe më shumë dëshmitë e një pas njëshme të të afërmve dhe të njohurve, të cilët nuk japin të dhëna për probleme në jetën e tij.

Abdulla Budlla, 71 vjeç u qëllua për vdekje nga persona ende të paidentifikuar.

Mësohet se ai është qëlluar me breshëri kallashnikovi (7 plumba) dhe deri tani dyshohet se autorët mund të kenë ngatërruar objektivin.

Lidhur me ngjarjen ka folur edhe miku i ngushtë i të moshuarit.

Për “FaxNews” ai ka thënë se, Abdullai nuk kishte konflikte me askënd dhe ishte një person shembull për të gjithë fshatin.

Gjithashtu ai ka shtuar se, fëmijët i kishte në emigracion, por as për ata nuk ka dhënë fakte kompromentuese.

Miku i tij u shpreh:

“Ishte njeri shembull për të gjithë fshatin. E pinim kafen çdo mëngjes bashkë.

Nuk di të kenë pasur konflikt si familje. Fëmijët i punojnë jashtë shtetit”.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit