Dëshmia tronditëse e Dan Hutrës: Doja të vrisja 4 persona, më pas do dorëzohesha

Dëshmia tronditëse e Dan Hutrës: Doja të…

I papenduar për atë që bëri, Dan Hutra ka treguar me detaje dhe qetësisht ngjarjen e 1 marsit. Kishte vetëm dy javë që kishte dal nga burgu por nuk kishte frikë nga drejtësia, ndaj vendosi që të kryente sërish krime të rënda. 40-vjeçari thotë se ka planifikuar çdo lëvizje dhe në situata të ndryshme ka vepruar me gjakftohtësi për të përmbushur planin e tij të hakmarrjes.

Planin e kisha të përgatitur dhe kisha 4 objektivë për të vrarë. Në fillim doja të vrisja 40 vjeçaren në Astir, të cilën doja ta prisja në fyt, por u largua dhe në dyqan u futën njerëz të tjerë. Doja ta vrisja sepse më kishte 80 mijë euro borxh. Nuk doja ta qëlloja me armë sepse më pas nuk realizoja dot vrasjet e tjera” – tha fillimisht autori.

I vetëdijshëm për çdo lëvizje të tij, Hutra thotë se shënjestra e dytë nuk ishte vjehrri i tij. Ndaj ish-gruas nuk kishte të hakmerrje por duke parë që personi që donte ë vriste nuk gjendej në banesë, 40-vjeçari u hakmorë ndryshe.

“Më pas shkova në Kodër-Kamez, sepse doja të vrisja ish-vjehrrin, por duke qenë se nuk e gjeta më shtëpi, kam qëlluar ndaj grave. Pasi më mbaruan plumbat nxora thikën dhe sulmova me thikë” – deklaron Hutra.

Shënjestra e radhës për të ishte vëllai i një të burgosuri që kishte pasur konflikte në qeli. As Etleva Kurti nuk ishte nën shënjestrën e tij, mirëpo duke mos gjetur vëllain e saj, ai nuk e kurseu.

Më pas kisha dy objektivë, vëllain e Vladimir Kurtit dhe një person tjetër që i ka dhënë pistoletën vrasësit të babait tim para 23 vitesh. Duke qenë se e kisha më afër dhe nuk kishte trafik shkova te shtëpia e Vladimir Kurtit. U futa në banesë dhe nuk gjeta njeri, po kërkoja vëllain e Vladimir Kurtit. Kur dola në oborr thirra: A ka njeri këtu? Dhe doli motra e tij. Qëllova ndaj saj, ndërsa ndaj nënës nuk qëllova vetë, sepse nuk doja ta vrisja. Vrasjen e bëra sepse kisha sherr me vëllain e saj në burg dhe e kisha paralajmëruar” – ka thënë më tej ai.

Dan Hutra kishte dhe një shënjestër tjetër por nuk arrit dot. Ai tregon sesi kaloi nëpërmjet patrullave të policisë për të shkuar drejt Sharrës për vrasjen e radhës.

“Mora makinën dhe u largova drejt Sharrës dhe rrugës jam ndeshur me disa patrulla policie te cilat shkonin drejt vendngjarjeve. Kur arrita në Kodër po prisja ardhjen e objektivit tjetër. Pas kryerjes së vrasjes së 4 unë do dorëzohesha vetë dhe do shkoja në burg.” përfundon deklaratën Hutra.

Një vrasës serial që nuk iu drodh dora për asnjë moment. Pa pasur mëshirë, ai vrau tre gra dhe plagosi edhe tre gra të tjera. Bilanci mund të ishte edhe më i rëndë, pasi Dan Hutra kishte vendosur të mos i kursente plumbat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit