Dëshmia tronditëse e të riut: Në jetimoren e Shkodrës na binin me gozhdë

Dëshmia tronditëse e të riut: Në jetimoren…

I ftuar  në emisionin “Shqipëria live” ishte Ervis Zefi, një djalë 23-vjeçar që rrëfeu dhunën makabre në jetimoren e Shkodrës, aty ku ka kaluar fëmijërinë e tij.

Ervisi deklaroi se të gjitha ngjarjet që Adriana tregoi në “Dua të të bëj të lumtur” janë të vërteta. Ervisi u ndal edhe tek psikologia Antonjeta Pero, për të cilën tregoi të tjera deklarata tronditëse.

“Antonjeta në vitet e shkollës na thoshte ‘nuk merrem me kopilat e Shtëpisë së Fëmijës’. Unë i di të gjitha çfarë kanë ndodhur në atë institucion. Nuk i heq asnjë presje atyre që ka thënë Adriana. Na kanë ushtruar dhunë fizike, verbale, psikologjike. Shumë shpesh, sa herë i tekej atyre. Kemi përjetuar dhunë gati përditë. Kam shenja dhune në trup. Na gjuanin me shpulla, me grushta, me shkelma, na binin me gozhdë. Kam shkuar në shkollë me shenja. Antonjeta nuk ka qenë aspak e pranishme në shkollë për të na pyetur apo të na fliste. As nuk e mbaj mend të ketë arshur, thjesht e kam parë si imazh. Ajo as ka marrë mundim të na pyeste. Si e merr ajo guximin dhe del flet për një histori reale kur s’di asgjë?”, u shpreh Ervisi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit