Dëshmitari rrëfen detaje rrëqethëse : Nxënësin e nxora nga dritarja e autobusit, më vdiq në prehër

Dëshmitari rrëfen detaje rrëqethëse : Nxënësin e…

Teksa ishte duke ecur me miqtë e tij Zeqë Malaj nga Gllogjani u bë një prej dëshmitarëve më të rëndësishëm të ngjarjes së ndodhur në Deçan ku mbetën të vrarë 3 persona, 2 nxënës dhe shoferi i autobusit që i transportonte.

Malaj ka rrëfyer për mediat se njëri prej tyre vdiq në prehrin e tij teksa e kishte nxjerrë nga autobusi dhe e dërgoi me urgjencë në spital.

“Kam qenë me dy policë, L. e kam pasë në prehër deri në Spital në Deçan. Gjatë rrugës ka pasë puls, deri diku në mesin e rrugës, dikur nuk ka pasur shenja për jetë. Kur kemi ardhur në fshatin Preljep, diku në mesin e fshatit e kam parë se gjendjen nuk e ka mirë, nuk ka puls”, tha ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit