Dëshmitari tregon si u vra shqiptari në Athinë: Ishte ende gjallë në lokal

Dëshmitari tregon si u vra shqiptari në…

Janë zbardhur detaje të rënda nga ngjarja e tmerrshme që ndodhi mbrëmjen e shkuar në Athinë, ku mbeti i vrarë një 30-vjeçar shqiptar. Ngjarja ndodhi në një lokal në Nea Joni. Një dëshmitar i ngjarjes rrëfeu se ndaj shqiptarit ishte qëlluar mbi 6 herë me armë. Ai tha se shqiptari u plagos, por ishte akoma gjallë në lokal. 

“Dëgjova 6-7 të shtëna, dola jashtë. Ishte rrëmujë këtu. E pashë viktimën, ishte përtokë.  E kishin plagosur, por ishte gjallë”, tregoi dëshmitari okular për neësit.gr. Më tutje ai ka treguar se kishte dëgjuar një makinë që iku dhe disa persona që thoshin; ‘shko, shko’. Ndërsa pak minuta më pas mbërritën policia dhe ambulanca.

Sipas informacioneve bëhet e ditur se krimi ndodhi pak para mesnate. Katër burra hynë në lokal dhe u ulën në një zonë vip, të ndjekur nga tre të tjerë. Në momentin që kamerierja u sjell ujin, grupi prej shtatë personash filluan konfliktin, duke u larguar nga zona vip dhe u zhvendosën në pjesën tjetër të lokalit.

Njëri prej tyre mes sherrit, nxjerr armën dhe qëllon, ndërsa plumbi ka kapur fatkeqësisht të riun shqiptar që ishte ulur në një tjetër tavolinë, për të parë ndeshjen. 30-vjeçari, ende i paidentifikuar ka mbetur i plagosur në klavikul dhe është dërguar i gjallë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit