Dëshmitë/ Astrit Terolli përdhunoi vajzën e shokut, i dha birrë

Dëshmitë/ Astrit Terolli përdhunoi vajzën e shokut,…

Dalin detaje nga ngjarja e rëndë ku 53-vjeçari Astrit Terolli akuzohet se përdhunoi vajzën e shokut të tij. Prindërit e vajzës kishin ardhur nga Saranda për të bijën, e cila pas rënies aksidentalisht nga një ballkon, ishte shtruar në gjendje kome në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Astrit Terolli tashmë është arrestuar për abuzim seksual me të miturit. Gjithçka bazohet në dëshmitë e prindërve të fëmijës, që ndërroheshin me turne në spital.

Dëshmitë:

Kur burrë e grua ishin në spital, ai qëndronte me dy fëmijët e tjerë nën moshë. Deri ditën kur vajza 11 vjeçe, e gjakosur, u lut që burri në fjalë të mos qëndronte me ta.

Të papërgatitur ata tentuan të kuptonin çfarë kishte ndodhur, derisa fëmija ishte shprehur: “Më dha një birrë me pahir, më shtriu në krevat dhe aty nuk mbaj mend. Kur u zgjova isha e zhveshur”.

Babai i lënduar i 11-vjeçares thotë se jetuan në shtëpi me abuzuesin për pothuajse një muaj. “Erdhëm përkohësisht nga Saranda për vajzën tjetër që është në koma.

Qëndrojmë më së shumti në Spitalin Ushtarak për fëmijën. Kur u ktheva në shtëpinë me qera, gjeta vajzën duke dalë nga banja. Vura re që ishte duke qarë dhe e pyeta çfarë kishte.

Më tregoi se i kishte dalë gjak dhe u afrova se mos ishte prerë. Vajza më tha “më doli gjak nga poshtë”. Menjëherë mora gruan në telefon për ta pyetur çfarë mund të kishte ndodhur dhe gruaja mu përgjigj se gjaku mund t’i kishte dalë nga menstruacionet”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit