Dështimi i mundshëm i qendrave të emigracionit në Shqipëri/ Rama në fund do t'ia lë fajin Melonit

Dështimi i mundshëm i qendrave të emigracionit…

Ndërsa Italia po zhvillon projektin për hapjen e qendrave të emigracionit në Shqipëri, Parisi ka dërguar një delegacion me drejtues kompanish në Kirenaika, në përpjekje për të nënshkruar disa kontrata për rindërtimin e qytetit të Derna-s në Libi, pas përmbytjes katastrofike të vitit të kaluar.

Qëllimi i Francës në këtë rast është që ndikimi i saj në rajon të jetë më i lartë se i Italisë.

Por më datë dy qershor u zhvillua një takim në konsullatën italiane me përfaqësues nga OKB-ja në Libi dhe të ftuar të tjetër të rëndësishëm.

Në atë ceremoni, konsulli njoftoi rikthimin e lidhjeve direkte detare midis Italisë dhe Libisë Lindore. Kjo do të thotë se marrëdhëniet e Italisë me Kirenaika janë shumë të ngushta në krahasim me Francën.

Marrëdhënia e Francës me Italinë ka pësuar një krisje për çështjen e emigrantëve. Në kohën kur anija me emigrantë “Ocean Viking”, nuk zbarkoi në Itali por përfundoi në Francë, Parisi pezulloi marrëveshjet me Italinë për rishpërndarjen e emigrantëve.

Sipas ilsussidiario.net hapja e qendrave të emigrantëve në Shqipëri ka lidhje me Libinë kjo po bëhet edhe për të shmangur akuzat ndaj Italisë për dëbim të paligjshëm. Personat e transferuar në territorin shqiptar do të gjurmohen dhe kapen në ujërat jo-evropiane pranë Libisë dhe Tunizisë. Për këta emigrantë nuk do të kujdeset Shqipëria por Italia: qendrat që do të krijohen janë një lloj enklavë italiane, e menaxhuar nga forcat italiane.

Loja e Melonit është e qartë, ajo po i bën të ditur vendeve si Libia dhe Tunizia që emigrantët nuk do të mbërrijnë në Itali dhe kjo do të sjellë uljen e fluksit të emigrantëve që synojnë Italinë.

Çështjet kritike do të lidhen me anën logjistike dhe gjyqësore, kur të nisin shqetësimet se çfarë do të bëhet me emigrantët e transferuar në qendrat e ndërtuar në Shqipëri.

Sa i takon rolit të kryeministrit shqiptar në këtë artikull atë e kanë quajtur një politikan dinak, i cili di shumë mirë ta kaloj fajin tek të tjerët.

Qëndrimi i tij është i qartë:“Kemi zgjatur dorën e bashkëpunimi, por projekti është italian!”. Nëse shkon mirë, merita do të jetë edhe e tij. Nëse gjërat shkojnë keq, faji do të jetë vetëm i Melonit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit