Dështon arsimimi/ Fëmijët rom enden rrugëve, në shkollë shkojnë vetëm 4 mijë prej tyre

Dështon arsimimi/ Fëmijët rom enden rrugëve, në…

Ministria e Arsimit duket se ka dështuar haptazi në arsimimin e komunitetit rom duke krijuar një lloj diskriminimi si pasojë e leglizhencë tek ta. Shumë fëmijë enden rrugëve duke lypur dhe ndonëse institucionet janë në dijeni të kësaj situata, ata kanë zgjedhur të bëjnë një sy qorr e një vesh zhurdh. Pothuajse asnjëherë nuk janë marrë masa, që këta fëmijë të bëhen pjesë e sistemit arsimor në vend, qoftë edhe atij 9-vjeçar të detyrueshëm.


Vetëm 4 mijë fëmijë të komunitetit rom frekuentojne shkollën në sistemin parauniversitar, thotë ministria e arsimit. Ndërsa numri i atyre që nuk shkojnë në shkollën supozohet të jetë shumë më i lartë. Prindërit e fëmijëve shprehen se janë të detyruar të dërgojnë në shkollë vetëm një pjesë të fëmijëve, pasi nuk i përmbushin dot kushtet financiare.


Shprehin indinjatën e tyre duke deklaruar se askush nuk mendon për ta, e ajo që kërkojnë është vetëm shkollimi i fëmijëve dhe kushte më të mira ekonomike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit