Dështon shkenca në Spanjë, shpërthimi i azotit të lëngshëm plagos 18 persona

Dështon shkenca në Spanjë, shpërthimi i azotit…

Gjatë një demonstrimi si pjesë e festivalit të organizuar nga Universiteti i Gironas, një enë me azot të lëngshëm shpërtheu para një auditori prej 200 deri në 300 njerëz, të përbërë kryesisht nga familje. Shkenca dështoi.

Të prekurit nuk kanë pësuar djegie, megjithatë shumica e tyre u plagosën nga pjesët e bombolës metalike të shpërthyer.

Zëdhënësi i Universitetit Salvador Martí siguroi se eksperimenti me azotin e lëngshëm shpesh ishte kryer pa asnjë problem. “Ishte “e pakuptueshme” pse ndodhi aksidenti, policia do të hetojë”, tha Martí.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit