Destabilizimi i Ballkanit nga Serbia, Kongresmenët letër Biden: Merr masa!

Destabilizimi i Ballkanit nga Serbia, Kongresmenët letër…

Rreziku i destabilizimit në Ballkan nga Serbia përmes korrupsionit, i ka detyruar gjashtë kongresmenë amerikanë t’i dërgojnë një letër presidentit amerikan Joseph R. Biden.

Në letër ata kërkojnë intensifikim e një aksioni diplomatik ndaj Serbisë përmes të cilit ata besojnë se kjo do të përmirësojë marrëdhëniet me vendet e Ballkanin Perëndimor përfshi Kosovën.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për gjendjen humanitare dhe politike në Serbi përfshi impaktin e mundshëm që mund të ketë në Ballkanin Perëndimor përfshi Europën në tërësi. Ne inkurajojmë administratat tuaj të përfshihet me presidentin Aleksandar Vuçiç në të luftuarin e korrupsionit dhe të ndalë sulmet ndaj medias së lirë. Që të dyja këto janë kritike për prosperitetin e demokracinë në Serbi drejt aspirimit në Unionin Europian”.

 Përballë kësaj situate kongresmenët amerikan kërkojnë nga presidenti Baiden veprime konkrete.

 “Ne ju nxisim të konsideroni përdorimin e   Urdhrit Ekzekutiv 14033, për të bllokuar pronat dhe për të ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të njerëzve që kontribuojnë në destabilizimin e situatës në Ballkanin Perëndimor. Gjëja e duhur do të ishte shtimi kërkesës për më shumë transparencë dhe llogaridhënie nga qeveria e Serbisë në respektimin e demokracisë, të drejtave të njeriu bashkë me shtetin ligjor.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit