DETAJE/ Autori rreth 25-30 vjeç dhe i maskuar, ekzekutimi i Ramazanit zgjati 2-3 minuta

DETAJE/ Autori rreth 25-30 vjeç dhe i…

Janë zbardhur të tjera detaje nga ekzekutimi i Emiljano Ramazanit një ditë më parë në Elbasan. Mësohet se në atentat morën pjesë dy persona.

Të paktën kështu mësohet nga grupi hetimor, që ka zbardhur të dhëna rreth ekzekutimit të 39-vjeçarit.

Raportohet se pas këqyrjes së kamerave të sigurisë që kanë fiksuar momentin e atentatit, mësohet se në mjetin tip “Volkswagen” e përdorur nga autorët kanë qenë 2 persona.

Njëri prej tyre, rreth 25-30 vjeç ka qenë i maskuar. Ka qenë pikërisht ky person i cili ka qëlluar mbi Ramazanin teksa shihet se zbret nga makina dhe në rreth 2-3 minuta kryen ekzekutimin e 39-vjeçarit.

Më pas mjeti largohet me shpejtësi në drejtim te Papërit ku dhe u dogj në një ullishte aty pranë./GazetaAtdheu.com/

 

LEXO EDHE: 

FOTO/ Ekzekutimi në Elbasan, automjeti i përdorur nga autorët, me targa të vjedhura

Publikohet foto/ Ekzekutimi në Elbasan, ja kush është viktima

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit