Detaje | Fëmijët po flinin pranë tyre, shqiptari xheloz e mbyti gruan në dhomën e gjumit

Detaje | Fëmijët po flinin pranë tyre,…

Mbytja me duar e 36-vjeccares shqiptare në Greqi, nga burri i saj shqiptar 40-vjeçar me iniciale X. F.  mësohet se ka ndodhur në shtratin e çiftit. Sipas thetoc.gr, shqiptari ishte xheloz dhe pas një debati, burri ka menduar se gruaja po e tradhton dhe më pas e ka vrarë duke i vënë duart në fyt dhe duke e mbytur në dhomën e gjumit. Ndërkohë, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në Blaxioti, Lakonia, teksa dy fëmijët e tyre të mitur, dy djem, flinin në një dhomë ngjitur të shtëpisë. 40-vjeçari mbyti me duar nënën e dy fëmijëve, 8 dhe 10 vjeç, të cilët pas krimit janë marrë nën kujdes nga daja i tyre. John Koutsotheodoris, kryetar i bashkësisë lokale Vlachioti foli për ngjarjen tragjike, teksa u shpreh se çifti nuk ishin të shoqërueshëm me komunitetin.

Njoftimi i policisë në Greqi.

Një 40-vjeçar u arrestua në orët e para të ditës së hënë, datë 6 dhjetor 2021, në një komunitet lokal të Bashkisë së Spartës, Lakonia, nga punonjës policie të Drejtorisë së Policisë Evrotas, i akuzuar për vrasje ndaj gruas së tij 36 vjeçare. 40-vjeçari ka pasur një telefonatë në Drejtorinë e Policisë, gjatë së cilës ka njoftuar se pas një sherri që ka pasur me gruan e tij, e ka mbytur me duar. Punonjësit e policisë kanë shkuar në shtëpinë e tyre, ku 36-vjeçarja është gjetur pa ndjenja, është transportuar në Qendrën Shëndetësore Vllachioti dhe ka gjetur vdekjen. Hetimet paraprake kryhen nga Departamenti i Sigurisë Sparte.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit