DETAJE/ Në mjetin ku hipi vrasësi i biznesmenit Nikulaj ndodheshin tre persona

DETAJE/ Në mjetin ku hipi vrasësi i…

Detaje të reja janë zbuluar rreth vrasjes së biznesmenit Ardian NIkulaj. Mësohet se më automjetin tip “Land Rover Defender”, në të cilin hipi autori ndodheshin tre persona dhe jo vetëm dy sikur u mendua në fillim.

Këto detaje janë zbuluar nga kamerat e sigurisë që kanë pikasur automjetin përgjatë fshatit Kukel. Sipas detajeve të publikuara edhe motori, të cilin përdori autori për të shkuar në vendngjarje, ishte brenda në këtë mjet.

Ndërkohë, po shqyrtohen edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë në disa lagje të Shkodrës, që njihen për praninë e personave me precedentë penalë.

Kujtojmë se, Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e 19 prillit kur sapo kishte hyrë dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. Autori, , mbante një maskë kirurgjikale, skafandër dhe jelek fosforeshent. Ai futet në lokal, qëllon me armë Nikulajn dhe pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt, më pas largohet qetësisht me motor nga vendngjarja. Dhe akoma nuk është arritur të identifikohet nga policia

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit