Detaje/ Nënë e bijë kishin mbyllur derën, nuk përgjigjeshin në telefon

Detaje/ Nënë e bijë kishin mbyllur derën,…

Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Korçës, ku në një banesë u gjetën pa shenja jete nënë e bijë.

Ato janë identifikuar si Eleni dhe Ornela Vangjeli, përkatësisht 75 dhe 54-vjeçe. Të ndjerat u gjetën në banesën e tyre në lagjen nr. 17 të qytetit, pa shenja jete dhe pa shenja dhune. Këto shtetase sipas informacioneve paraprake dyshohet të kenë humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërkohë që prej ditësh nuk i ishin përgjigjur në telefon të afërmve të tyre.

Gjithashtu dera e banesës ka qenë e mbyllur nga brenda, dhe ka qenë zjarrfikësja që e ka hapur duke gjetur të vdekura të dyja shtetaset në banesë. Mendohet se nëna ka qenë e sëmurë, dhe dyshohet se vajza ka ndërruar jetë para saj, e më pas ka ndërruar jetë edhe nëna.

Ekspertiza mjekoligjore do të zbulojë saktësisht rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet që sollën vdekjen e dy shtetaseve në fjalë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit!

Lexo edhe: Gjenden pa jetë nënë e bijë në Korçë

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit