Detaje nga aksidenti në Pogradec, 2 prej të plagosurve në gjendje të rëndë  

Detaje nga aksidenti në Pogradec, 2 prej…

Detaje të reja mësohen rreth aksidentit që ndodhi në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë, ku u përplasën 3 automjete. Ku kanë mbetur të plasosur 6 persona. Sipas informacioneve, mjeti tip “Opel” dhe mjeti tip “Toyota” kanë qenë duke udhëtuar nga Pogradeci në drejtim të Qafë Thanës. Ndërkohë që mjeti furgon “Benz” po lëvizte nga Qafë Thana në drejtim të Pogradecit. 

Ka qenë mjeti tip furgon ai që ka sjellë përplasjen me dy mjetet e tjera, kjo edhe për shkak të shpejtësisë por edhe të lagështirës në rrugë, çka ka sjellë spostimin e furgonit në krahun tjetër të rrugës. Spostim ky që ka shkatuar edhe goditjen e dy mjeteve që vinin nga Pogradeci. 

Nga goditja e tre mjeteve, bëjnë me dije burime nga policia rrugore, janë plagosur 6 shtetas, 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit