Detaje nga arrestimi i Laert Haxhiut/ Përplasi 3 makina teksa përpiqej të arratisej

Detaje nga arrestimi i Laert Haxhiut/ Përplasi…

Janë zbardhur sot më shumë detaje nga momenti ku është arrestuar dje i shumëkërkuari Laert Haxhiu. Mësohet se, oficerët e sigurimit të Janinës arrestuan një person me rrezikshmëri të lartë pas një ndjekjeje aventureske  si nëpër filma, pasi u përpoq t’iu shpëtonte sërish efektivëve.

Gjithçka ka nisur kur efektivët e policisë i kanë bërë shenjë  Laertit të ndalojë në zonën e Eleuzës së Janinës. Ai, nuk iu bind por përkundrazi shtoi gazin, dhe tentoi të arratisej me shpejtësi.

Gjatë ndjekjes, ai ka përplasur tre automjete, dhe ka ngecur në semafor dhe më në fund është ndalur kur ka përplasur një bordurë dhe ka shpërthyer një gomë, në atë moment makina e tij ndaloi.

Menjëherë policia greke arrestoi Laertin dhe dy pasagjerët e tjerë të mjetit. Sipas ERT, nga hetimet rezultoi se një nga tre të arrestuarit ishte 31-vjeçari shqiptar Laert Haxhiu, i cili kërkohet nga policia shqiptare si pjesëtar i një grupi kriminal dhe akuzohet për vrasje dhe tentativë vrasje në Shqipëri.

Ai  ishte  shpallur në kërkim për masakrën e Lushnjës, ngjarje e ndodhur në 2017. Haxhiu po gjykohet në mungesë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit